352 mijë ndërtime pa leje në Kosovë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot ka bërë prezantimin e pakove informuese për procedurat e lejeve ndërtimore.

 Me këtë rast ministrja e MMPH tha se qëllimi i kësaj punëtorie është informimi për procedurat e lejeve që nëpërmes kësaj pakoje informuese të bëhet standardizimi dhe unifikimi për përshpejtimin e lejeve të ndërtimit.

Ajo shtoi se 352 mijë ndërtime pa leje janë të evidentuara në Ministri të Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Veliu tha se komunat e Kosovës kanë qenë të përfshira në hartimin e akteve nënligjore për ndërtimet.

Për këtë, ai tha se komunat kanë shënuar progres në shërbimet për përshpejtimin e pajisjeve me leje të ndërtimit.

“Me hartimin e akteve nënligjore do të shkurtohen edhe më shumë procedurat e  lejeve të ndërtimit. Komunat kanë arrit një standard të lartë për transparencë lidhur me pajisjet për leje të ndërtimit. Kjo është arritur falë angazhimit të kryetarëve të komunave, por synimi i tyre është për shtimin e shërbimeve elektronike për lëshimin e lejeve të ndërtimit përmes internetit”, ka thënë Veliu.

Ai kërkoi që sa më parë të miratohet ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Ndërsa Merita Behluli nga USAID ka prezantuar pakon informuese, duke shpresuar që në një të ardhme të afërt edhe institucionet kosovare të lëshojnë leje elektronike, sikurse vendet e rajonit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne