I ulet 1/3 e dënimit nipit të Enver Hoxhës

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka marrë sot vendimin për dosjen “Xibraka” dhe ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të dënuarit e trafikut të kokainës.

Më parë shkalla e parë e kësaj gjykate, e kishte refuzuar një kërkesë të tillë të bërë nga të dënuarit.

Tani dënimi i të gjithë të akuzuarve mes tyre nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, është ulur me 1/3 e viteve.

Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, i bëhet 8 vite dënimi

Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg, i bëhet 6 vite e 8 muaj

Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8

Genci Xhixha 8 vjet e 7 muaj, në mungesë

Arjan Dalipi 6.7 vite burg

Gentian Gjonaj 7.3 vite burg

Kelemnd Dalipi 7.3 vite burg

Sajmir Batku 8.7 vite burg

 

Dënimet e mëparshme të shkallës së Parë kishin qenë:

13 vite burg për Genc Xhixha

10 vite burg për Ermal Hoxhën

12 vite burg për Ilir Hysenin

10 vite burg për Arjan Dalipin

11 vite burg për Gentian Gjonaj

12 vite burg për Cesar Avila dhe Valther Moreno

11 vite burg për Kelmend Dalipin

13 vite burg për Sajmir Batkun

Gjatë operacionit të emërtuar ‘’Xibraka’’ u sekuestruan 121 kilogramë drogë, ku rreth 100 kilogramë ishte kokainë e përzier, 18 kilogramë kokainë e pastër dhe 3 kilogramë kokainë e papërpunuar, si dhe 3 deri në 4 ton përzierës.

Godina, në brendësi të së cilës ndodhej edhe laboratori i kokainës në Xibrakë të Elbasanit, ishte kamufluar si magazinë e bimëve mediciale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne