37 tonë drogë për financimin e ISIS!

Agjentët e Guardia di Finanza dhe ata të Doganave në Itali kanë sekuestruar 37 tonelata drogë sintetike, e njohur si “droga e luftëtarit”.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave droga është sekuestruar në portin e Xhenovës dhe kishte një vlerë prej 75 milionë euro. Sipas burimeve, droga në fjalë do të kishte shërbyer për të financuar terrorizmin dhe në veçanti grupin terrorist ISIS. “Droga e luftëtarit” po transportohej në një kontejner që kishte si destinacion Libinë, një nga bastionet e militantëve të grupit terrorist ISIS. Operacioni është kryer në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Shërbimin Qendror të Antidrogës pranë Ministrisë së Brendshme të Italisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne