39 grupe hebraike në pjesë të ndryshme të botës sanksionojnë Izraelin

39 grupe hebraike nga pjesë të ndryshme të botës kanë njoftuar se do t’i japin fund të gjitha mbështetjeve për regjimin sionist.

Grupet hebraike në shtete të ndryshme kanë nënshkruar një letër të përbashkët, duke deklaruar se e mbështesin Iniciativën për Bojkotimin e Izraelit (BDS), do të zbatojnë embargo kundër regjimit të Izraelit dhe do të tërheqin kapitalet e tyre në Izrael.

Në letrën e tyre, këto grupe deklaruan se ky hap nuk është anti-semitizëm.

Në letër u tha: “Është më e rëndësishme se kurrë që të dallohet armiqësia dhe paragjykimi kundër hebrenjëve si dhe politikat raciste izraelite dhe kritika legjitime që çojnë drejtë sistemit të padrejtë. Regjimi racist nuk duhet të barazoj kritikën legjitime ndaj Izraelit dhe mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve, si dhe antisemitizmin.”

Në mesin e atyre që e nënshkruan këtë letër ishin edhe komunitetet hebraike si Zëri Hebre për Paqe (SHBA), Akademikët për Barazi, Zëri i Pavarur Hebre (Kanada), Zëri Hebre për Paqe në Lindjen e Mesme (Gjermani).

E themeluar në vitin 2005 si një lëvizje ndërkombëtare, lëvizja Bojkot, Shpronësim dhe Sanksionim (BDS), po punon për t’i dhënë fund pushtimit izraelit në territorin palestinezë, për barazimin e plotë të qytetarëve arabo-palestinezë të Izraelit si dhe për respektimin e të drejtave të azilkërkuesve palestinezë për t’u kthyer në vendet e tyre.

Lëvizja BDS, e cila përkrah bojkotimin e Izraelit në arenën ekonomike, akademike, kulturore dhe politike, synon të ushtrojë presion mbi qeverinë e Tel Aviv-it.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne