39-vjetori i revolucionit iranian, kujtohet në një ceremoni nga Ambasada në Tiranë

Me rastin e 39-të vjetorit të revolucionit islamik iranian, përfaqësuesi diplomatik i Teheranit në vendin tonë organizoi një pritje ku morën pjesë zyrtarë të qeverisë shqiptare, ambasadorë dhe personalitete të tjera nga fusha e diplomacisë.

Gjatë fjalës së mbajtur përpara të pranishmëve ambasadori iranian u shpreh se firmosja e marrëveshjes bërthamore por edhe një sër lëvizjesh të tjera provojnë se Irani ka vullnet pozitiv për të zgjidhur çështje problematike në arenën ndërkombëtare.

Më tej ambasadori ka përmendur edhe progreset që vendi i tij ka shënuar në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës dhe shëndetësisë.

Revolucioni iranian përkujton çdo vit përkujton përmbysjen e dinastisë Palavi dhe vendosjen e një Republike Islamike në Iran pas 2500 vitesh Monarki Epersiane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne