4 kriminelët e rrezikshëm serbë lidhje me shqiptarët… Grabitën stoli me vlerë 334 milionë euro

Ata besonin se ishin të sigurt, por disa pika gjaku i tradhtuan 15 vjet pas një grabitje të guximshme në një dyqan bizhuterish në Francë. Katër grabitësit e rrezikshëm janë gjetur në Serbi.

Ndërmjet viteve 1999 dhe 2015, këto kriminelë mendohet se kanë kryer të paktën 380 grabitje të armatosura, duke synuar dyqanet e bizhuterive. Sipas Interpol ata me grabitje kanë arritur të fitojnë 334 milionë euro.

Një mëngjes në shtator të vitit 2003, një grup njerëzish të maskuar u futën në një dyqan bizhuterish në Belfort, një qytet në Francën lindore vetëm 25 kilometra nga kufiri zviceran. Njëri mbante në dorë një pistoletë, ndërsa të tjerët thyen xhamat, duke grabitur 350 mijë euro stoli brenda një minute.

Ata nuk u identifikuan deri në vitin 2013, pas përparimit të një hetimi mjeko-ligjor pasi gjetën gjurmët e gjakut në një dyqanet e grabitura. Duke analizuar ADN-në, hetuesit identifikuan dy shtetas serbë që ishin të panjohur në Francë, por pjesë e skedarëve të policisë në Austri: “Zica” dhe “Boka”, të dy 41 vjeç.

Dhe duke analizuar të dhënat e tyre telefonike, hetuesit gjithashtu gjetën dy të dyshuar për përfshirje në grabitje: “Sasa”, 37 vjeç dhe “Luka” 48 vjeç.

‘Kult i kriminelit’
Të katër vijnë nga Uzice, një qytet industrial dikur i begatë rreth 150 kilometra në jugperëndim të Beogradit, i cili që atëherë ka kaluar kohë të vështira.
“Shumica e këtyre kriminelëve kanë origjinë nga Nishi, Çaçaku dhe Uzice”, tha prokurori i qytetit Ljubisha Dragasheviç për AFP, duke shpjeguar se shumë në këtë rajon perëndimor përfundojnë duke u kthyer në kriminelë për shkak të problemeve. Por është edhe “kulti i kriminelit brenda shoqërisë, djemtë e ashpër”, tha ai.

Megjithëse janë identifikuar, të katër mbeten jashtë rrezikut për të bërë burg në Francë, sepse Serbia nuk i ekstradon qytetarët e saj. Gjatë dekadës së fundit, Franca dhe Serbia zhvilluan lidhje të ngushta gjyqësore pas vrasjes së një tifoz francez të futbollit në Beograd në vitin 2009, duke bërë që një gjykatës francez të kërkojë që të katër të thirren për një seancë para një prokurori të Serbisë.

Financimi i një jetese luksoze
Në seancën dëgjimore në nëntor të vitit të kalua, të katër ata mohuan përfshirjen në grabitje. Nëse ata ishin në Belfort në atë kohë, e lidhën me dëshirën e tyre për muzikën techno.

Një tjetër tha se ata ishin atje “për të blerë makina të dorës së dytë”. Ata gjithashtu dyshohen për përfshirje në grabitje në Zvicër dhe Holandë. Vjedhjet e tilla të guximshme financojnë një jetese luksoze, thotë Dragasheviç, duke shpjeguar se shpenzimet e tyre janë në bare dhe restorante të shtrenjta, duke marrë kokainë, duke paguar për prostituta … duke blerë makina luksoze dhe rroba të shtrenjta.

Aktivitetet e tyre nuk janë të kufizuara vetëm në goditjen e dyqaneve të stolirave. Po ashtu një hetues serb i ka thënë AFP se ata janë të lidhur me bandat shqiptare për të kontrabanduar drogë në Perëndim.
“Paratë përdoren gjithashtu për huamarrjen e kredive, financimin e kriminelëve të rinj, ose investimin në prona, bare dhe restorante”, tha ai. Por ata nuk bëjnë kurrë grabitje në territorin e shtëpisë, “strehën” e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne