40 mijë veta në Francë nënshkruan një peticion në ‘mbrojtje të kryqit’ mbi statujën e Papës polak

Një peticion online, i nisur në një përpjekje për të shpëtuar kryqin në një monument të një pape polak në një qytet Breton, ka mbledhur më shumë se 38.000 nënshkrime. Kjo erdhi pasi një gjykatë franceze urdhëroi heqjen e kryqit, pasi binte ndesh me ligjin e laicizmit.

“Ne kundërshtojmë heqjen e kryqit nga hapësira publike”, thotë peticioni në faqen e tij të internetit i iniciuar nga grupi mbrojtës konservator në Madrid i quajtur CitizenGo. Më shumë se 40,000 persona i janë bashkuar thirjes, e cila u lançua katër ditë më parë.

Drejtuar Parlamentit Evropian, Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, peticioni i bën thirrje Francës që të “respektojë rrënjët e krishtera të Evropës”.

Kryqi i diskutuar i përket një monumenti prej 8 metrash të Papës Gjon Pali II, i cili u admirua gjerësisht në Poloninë e tij. Përkujtimorja e bronzit e ngritur në qytetin Ploermel në Brittany në vitin 2006 e përshkruan papën e nderuar tek qëndron nën një hark me një kryq të madh mbi të.

Javën e kaluar këshilli shteteror i Francës, juridiksioni më i lartë administrativ, vendosi se prania e kryqit në një vend publik shkel ligjin e vitit 1905 i cili ndan kishën nga shteti. Ndërsa gjykata tha se vetëm statuja e papës mund të qëndronte, ajo urdhëroi Ploermelin ta hiqte kryqin brenda gjashtë muajve.

Një numër ligjvënësish francezë e kundërshtuan vendimin, ku disa prej tyre e quajtën “çmenduri” dhe një “vendim i padrejtë”.”Të heqim simbolet fetare nga hapësira publike, rrugët dhe varrezat tona? Një shoqëri pa shpirt dhe pa histori? ” Citohet të ketë thënë Roger Karoutchi, i cili përfaqëson partinë e qendrës së djathtë Les Republicains në senat.

Përdoruesit e Twitter u solidarizuan duke ndarë fotot me kryqe nën hashtagun #MontreTaCroix (Show Your Cross).

Ndërkohë, kryeministrja e krahut të djathtë e Polonisë Beata Szydlo gjeti një zgjidhje, që monumentin ta ruanin duke e çuar në vendin e lindjes së Papës. “Poli ynë i madh, evropiani i madh, ishte një simbol i një Evrope të krishterë dhe të bashkuar”, tha ajo./ Gazeta Impakt

burimi:rt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne