42 mijë paund në valixhe, policia sekuestron paratë në Rinas, shoqërohet një person

Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar 42 mijë paund të padeklaruara.

Mësohet se është vënë nën hetim personi me iniciale B.K, i cili po tentonte të kalonte kufirin me shumën e parave brenda në valixhe.

Mbi të rëndon vepra penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 42.000 Paund cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit. Sipas raportimit të strukturave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me itinerar Luton-Rinas, konstatuan se shtetasi me inicialet B.K. në valixhe kishte të padeklaruara një sasi prej 42.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne