424 kandidatë kalojnë në fazën e dytë për në Byronë Kombëtare të Hetimit

424 kandidatë për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kualifikuar dhe do të vazhdojnë fazën e dytë të garës, i cili do të jetë një test i arsyetimit logjik.

Ndërsa 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, këtu.,

Përzgjedhja u bë nga Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Enkelejda Millonai.

Procesi i përzgjedhjes, po asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve, që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

BKH do të jetë struktura e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar. Ajo do të punojë pranë SPAK-ut dhe do të ketë 60 hetues./Exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne