430 milion dollarë ndihmë myslimanëve Rohingya

Në takimin e jashtëzakonshëm të organizuar nga Evropa dhe Kuvajti është mbledhur shuma prej 430 milion dollarësh për tu ardhur në ndihmë myslimanëve Rohingya.

Mark Lowcock kreu i zyrës koordinatave për ndihmat humanitare të OKB tha se gjendja e myslimanëve të Mianmarit është katastrofike dhe kjo organizatë ka nevojë për më shumë fonde për tu ardhur në ndihmë myslimanëve. OKB ka paralajmëruar mbi mundësinë e shtimit të numrit të myslimanëve Rohingya që shpërngulen nga Mianmari dhe shkojnë në Bangladesh. Komisionari i lartë i OKB-së për Refugjatët publikoi pamje të filmuara me dronë, ku shfaqen mijëra myslimanë “Rohingya” në Bangladesh, pasi kalojnë lumin Naf për t’ia mbathur nga Mianmari. Kombet e Bashkuara njoftuan se videoja u xhirua mbi zonën Palongkhali, e refugjatët shfaqen duke mbërritur me varka dhe duke ecur përmes fushave të përmbytura. Ata i bashkohen mbi gjysmë milioni “Rohingya”-ve që kanë braktisur Mianmarin që prej gushtit, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre nga ushtria e shtetit budist, që sipas OKB-së shkon në kufijtë e spastrimit etnik. Qeveria në Mianmar vazhdon të mohojë dhunën ndaj kësaj pakice etnike, qëndrim që ka shkaktuar kritika nga e gjithë bota. Sipas një njoftimi të organizatës ndërkombëtare të emigracionit, me miliona myslimanë Rohingya të Mianmarit për shkak të dhunës që ushtrohet ndaj tyre janë detyruar të emigrojnë në drejtim të Bangladeshit. Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve në Mianmar janë vrarë me dhjetëra myslimanë Rohingya pas një sulmi të forcave të ushtrisë në afërsi të fshatit Dargi. Provinca Rakhin në Mianmar është një prej provincave më problematike për shkak të sulmeve të ushtarakëve dhe budistëve kundër myslimanëve. Sulmet ndaj myslimanëve në këtë vend janë shtuar shumë që prej 9 tetorit ku u vranë 9 policë të Mianmarit. Observatori për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka publikuar pamje ku janë djegur të paktën 400 ndërtesa në provincën Rakhin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne