450 haxhilerë nga Shqipëria në tokat e shenjta!

Rreth 450 haxhilerë nga Shqipëria, një numër më i lartë se vitet e tjera kanë mbërritur tashmë në vendet e shenjta, në Mekë dhe Medine për të kryer kushtin e pestë të shtyllave të Islamit, obligimin e Haxhit.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, besimtarë të shumtë dhe familjarë e të afërm të haxhilerëve të këtij viti, kishin dalë për të përcjellë e për të uruar vëllezërit dhe motrat e tyre, që po niseshin për “Udhëtimin e jetës”, kryerjen e një obligimi të madh, obligimin e Haxhit.

Çmimi në total për kryerjen e Haxhit për besimtarët myslimanë nga Shqipëria këtë vit ishte caktuar 3.000 euro.

Për Radio “Zëri i Turqisë”, përpara rrugëtimit të tyre në Qabenë e madhërishme ne realizuam disa intervista me besimtarë të ndryshëm, të cilët shprehen emocione dhe lutjet e tyre që Zoti ti’a pranojë haxhin e tyre. Sikurse theksuan se Haxhi është një mundësi jete paqësore dhe harmonie për të fituar bekimet e Zotit dhe xhennetin. Njëkohësisht u shprehën se tubimi i miliona myslimanëve nga mbarë bota në një ditë të caktuar, në ritualet të caktuara, mbetet një ndër dëshmitë më të mrekullueshme të forcës së besimit në jetën e njeriut.

Haxhilerët që u intervistuan ishin: Shpëtim Ceka, Sadetin Sokoli, Ardiana Rraboshta, Merita Hafizi, Osman Vataksi, Qamil Sylja dhe myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.

Përshëndetja tradicionale me haxhilerët, mbetet një traditë e bukur e muslimanëve shqiptarë e trashëguar prej shekujsh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne