460 familje pa strehë, bashkia nxjerr jashtë banorët e një pallati, nuk jep asnjë zgjidhje

460 familje pa strehë, bashkia nxjerr jashtë banorët e një pallati, nuk jep asnjë zgjidhje
Banorët e pallatit 136 në qytetin e Laçit kërkojnë ndihmë nga bashkia për strehimin e tyre.

Bashkia i ka urdhëruar të largohen prej aty për shkak të rrezikut të shembjes, por për strehimin e tyre nuk është menduar.

Pallati është cilësuar i pabanueshëm pas verifikimit të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Na kanë dhënë urdhër për të dalë jashtë, nuk kemi ku të qëndrojmë. Na kanë thënë merrni shtëpi me qera”, tregon një banor.

Një njoftim i Bashkisë Kurbin në hyrje të pallatit jep vetëm këtë urdhër, por banorëve nuk u është dhënë asnjë zgjidhje për strehim.

“Të dërgojnë një ekspertizë, mos ta lënë si ngjarja e Thumanës”, shprehet një banore.
Sipas të dhënave nga pushteti vendor në Kurbin, rreth 460 familje në këtë bashki kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit.

7 pallate të dëmtuar janë shembur nga IKMT, ndërsa pritet një vendim për 20 pallate të tjera./abcnews.al

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne