47 vjeçari terrorizoi Krujën me plumba kallashnikovi, qytetarët japin alarmin

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te qytetarët. Në pranga ka rënë shtetasi A. S., si dhe është sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë.

Ka qenë një telefonat nga banorët e fshatit Derven, që ka vënë në lëvizje policinë, e ka me ndihmën e banorëve ka arritur të lokalizojë, kapë dhe arrestojë autorin.

Njoftimi i policisë:

Derven, Krujë

Qëlloi në ajër me armë zjarri, banorët lajmëruan Policinë në 112. Falë reagimit në kohë, Policia vuri në pranga 47-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik. Në numrin 112 të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ardhur telefonata nga banorët e fshatit Derven se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër.

Menjëherë shërbimet e Policisë Krujë janë nisur në drejtim të adresës së dhënë, ku shtetasi që qëllonte me armë zjarri në ajër u largua sapo pa forcat e Policisë.

Pas krehjes së zonës dhe bashkëpunimit me banorët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin: A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Gjithashtu Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne