48 vende angazhohen në luftën kundër skllavërisë moderne

Forumi i procesit të Balit, i përbërë nga politikanë nga 48 vende të botës, u angazhua për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore, punës së detyruar dhe skllavërisë moderne.

Në takimin e tij të dytë në Perth të Australisë, në angazhimin për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, punën e detyruar dhe skllavërinë moderne, politikanët nga 48 vende të botës ranë dakord për të forcuar masat për luftimin e këtyre fenomeneve në vendet përkatëse. Qëllimi i takimit të Forumit të procesit të Balit është ngritja e vetëdijes për etikën në biznes dhe krijimi i mekanizmave për të siguruar ofrimin e ndihmës për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore. 45 milionë njerëz në botë janë viktima të skllavërisë, nga të cilat dy të tretat i përkasin rajonit të Indisë dhe Paqësorit. Të ardhurat nga skllavëria dhe trafikimi i qenieve njerëzore gjithashtu llogariten në 150 miliardë dollarë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne