5 deputetë të PS lënë mandatin

Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pritet t’i ikin 5 deputetë. Nuk bëhet fjalë për një lënie në masë të mandateve, por shkak është garimi i tyre në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Pjerin Ndreu ka 2 legjislatura si deputet, por zgjodhi të lërë mandatin dhe të garojë për Bashkinë e Lezhës. Në këtë bashki deri tani ai ka si rival vetëm Eduard Nocajn, i cili legjislaturën e kaluar ishte pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së.

Socialisti tjetër që do të lërë mandatin e deputetit Ilir Xhaloklli në Bashkinë e Pogradecit. Edhe ai është një eputet i vjetër, por që largohet nga parlamenti.

Flamur Golemi u zgjodh për herë të parë deputet i PS-së në vitin 2017 në Qarkun e Gjirokastrës, por tashmë ka pranuar të marrë në dorë bashkinë e këtij qyteti që aktualisht e drejton Zamira Rami e LSI.

Deputeti Nuri Belba u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 2017 në Qarkun e Elbasanit, por tashmë do të garojë për Bashkinë e Përrenjasit, e cila gjithashtu drejtohet nga LSI.

Në Kamzë, socialistët do të kandidojnë deputetin Rakip Suli.

Mes emrave të zgjedhur nga socialistët bien në sy disa që kanë thyer rekord dhe që rikonfirmohen.

Partia Socialiste ka rikandiduar për herë të 6-të Gëzim Topçiun për Bashkinë e Maliqit.

Për herë të 5-të garon Adriatik Zotkaj në Bashkinë e Poliçanit.

Për një mandat të 3-të do të garojnë Fredi Kokoneshi për Bashkinë e Divjakës dhe Fatos Tushe për Bashkinë e Lushnjës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne