Shqiperia

“5 vitet e qeverisë që rrënoi shqiptarët”, PD rendit skandalet në një video

Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar një video më tepër se dy minuta të gjatë, ku rendit dështimet e qeverisjes së Rilindjes, gjatë 5 viteve të fundit.

Vjedhjes së pasurive publike, lejimi i trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsioni me taksat dhe PPP-të, ministra të kapur nga krimi i organizuar, pastrimi i parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhja e tenderave si ai i Unazës së Re, me parajsa fiskale, ishin disa nga ato që PD i renditi si skandale.

Në video sillen në vëmendje përgjimet që implikojnë Saimir Tahirin në biseda telefonike me anëtarët e grupit Habilaj, evidentojnë lidhjet me krimin të vëllait të Fatmir Xhafës, si dhe rikujtojnë skandalet e fundit të grabitjes së pronës te Teatri Kombëtar, por edhe tenderi fiktiv te Unaza e Re.

Në fund të videos, Partia Demokratike përsërit thirrjen se ka ardhur koha për largimin e kësaj qeverie, duke përdorur fjalinë “Kjo qeveri duhet të shporret një orë e më parë”.

Top Channel

OPINIONE

INTERVISTA