5 avionë të NATO-s do prishin nesër qetësinë e Tiranës, ministrja Xhaçka thotë që populli të mos tmerrohet

Ditën e nesërme mos u trembni! Po, sepse 5 avionë të NATO-s do të lfuturojnë mbi Tiranë në shenjë solidarizimi për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën ajrore të Kuçovës.

Lajmin e ka bërë të ditur në profilin e saj në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Nesër do kemi në Ministrinë e Mbrojtjes një mik të veçantë, Komandantin e NATO Allied Air Command, gjeneral Ëolters, i cili vjen për të zyrtarizuar fillimin e punës nga NATO për superinvestimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë, disa avionë të NATO do të fluturojnë nesër rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës. Momenti i duhur për të shijuar fluturimin e 5 avionëve, për të bërë disa foto e video, për këtë element që do shoqërojë një prej lajmeve më të bukura, në këta 10 vjet të anëtarësimit të vendit tonë në familjen e madhe atlantike”, – shkruan Xhaçka.

Në muajin gusht të vitit 2018, qeveria shqiptare njoftoi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Vetëm investimi fillestar është në shifrat e 50 milionë eurove.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne