“5000 euro se të vras”, kanos biznesmenin me thikë, pranga korçarit

Policia e Korçës ka goditur një rast në fushën e gjobëvënies duke i vënë prangat një 37-vjeçari të dënuar më parë për vrasje, pasi ka kanosur me thikë një biznesmen, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 euro.

Policia thotë se autori ishte me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.

Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të këtij shtetasi./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne