54 të vrarë për këtë vit, në Maj 10 ekzekutime

2017 konsiderohet si një vit “i mirë” në statistikat e policisë përsa i përket vrasjeve e megjithatë nuk janë pak por 55 të vrarë me armë. Ngjarjet janë raportuar nga gazetari Spartak Koka i ftuar në News24. Ngjarjet më të shumta kanë ndodhur në muajin maj me 10 vrasje, ndërsa një nga ngjarjet më të rënda konsiderohet ekzekutimi mafioz i Artan Cukut, ish shefit të policisë.

Në janar, dy të vrarë në dy ngjarje: Të dyja në Vlorë

Në shkurt dy të vrarë në një ngjarje

Në mars tre të vrarë, në tre ngjarje: Në Këlcyrë, Tiranë, Devoll

Në prill 7 të vrarë në shtatë ngjarje

Maj 10 të vrarë në 8 ngjajre: Në Vlorë, Kurbin, Kamëz, Shkodër, Burrel, Durrës, Vlorë dhe Elbasan

Qershori me 4 viktima në tre ngjarje: Borsh, Vlorë, Durrës

Korrik me 5 të vrarë në katër ngjarje: Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë

Gushti 6 të vrarë në 5 ngjarje: Në Tiranë 2, Kamza 2, Lushnja, Saranda

Shtatori me 3 të vrarë në tre ngjajre: Shkodër, Dibër, Pogradec

Tetori me katër të vrarë në 2 ngjarje: Lushnje, Gjirokastër

Nëntori 3 të vrarë në 3 ngjarje: Shkodër, Kukës, Kavajë

Dhetori 5 të vrarë në 5 vrasje: Lezha, Shkodra, Dibra dhe Tirana

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne