55 deputetët që firmosën për shkarkimin e Presidentit, në krye deputeti i Avdulajve, refuzojnë Majko e Xhafaj

Publikohet lista me firmat e 55 deputetëve të cilët mbështesin kërkesën e PS-së për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Një ndër kryesuesit e listës është edhe Ilir Ndraxhi, i cili tashmë, pas publikimit të përgjimeve nga “Bild”, akuzohet nga opozita si deputeti i grupit kriminal të Avdylajve”, sepse u mbështet nga ata për t’u futur në parlament.

Mes të tjerëve dallohen firmat e Taulant Ballës, Spartak Brahos dhe Bashkim Finos, por ajo që bie në sy është mugesa e firmave të Pandeli Majkos dhe Fatmir Xhafajt.

Në vijim gjeni dokumentin me emrat e të gjithë firmëtarëve që kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta./kohajone

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne