55 gazetarë të plagosur nga izraelitët

Sipas zyrës së informacionit të Lëvizjes Hamas, 55 gazetarë u plagosën që nga fillimi i protestave të ‘Marshit të Kthimit’në Rripin e Gazës.

Okupatorët cionistë kanë rritur shkeljen e të drejtave të gazetarëve në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor gjatë muajit të fundit, tha zyra e informacionit të Hamasit në një deklaratë.

Forcat izraelite qëlluan gazetarët me armë kur ishin duke mbuluar lajmet rreth zhvillimeve të Gazës.

Regjimi cionist gjithashtu arrestoi 7 gazetarë për mbulimin e lajmeve të krimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Rreth 121 palestinezë janë vrarë deri tani dhe mbi 13,300 të tjerë janë plagosur gjatë protestave të ‘Marshit të Kthimit’ që prej dates 30 mars 2018 në Gaza.

Burimi : IRNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne