56 shtete do të marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Musliman

Filma nga 56 shtete do të prezantohen në edicionin e këtij viti të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Musliman të Kazanit.

Sipas faqes së lajmeve të Rusisë al-Yawm, komiteti organizues i festivalit njoftoi se ka marrë afër 1000 aplikacione nga 56 shtete .

Ngjarja kulturore është planifikuar të mbahet në Kazan, kryeqytetin e Republikës së Tataristanit, më 4-10 shtator, 2018

Festivali është mbajtur në Kazan që nga viti 2005. Festivali i parë është iniciuar nga Këshilli i Myftive të Rusisë, Agjencisë Federale për kulturën dhe kinematografi e Rusisë, Ministria e Kulturës së Republikës së Tataristanit me mbështetjen e Presidentit të Republikës e Tatarstanit, sipas faqes së internetit të festivalit.

Motoja e ngjarjes është “Për Dialogun e Kulturave Përmes Kulturës së Dialogut”.

Festivali synon të shërbejë si një vend për shkëmbimin e përvojave midis atyre që veprojnë në fushën e kulturës dhe artit të Rusisë dhe muslimanëve të vendeve fqinje dhe të largëta, duke shfaqur arritjet krijuese të kinematografëve muslimanë dhe përfaqësuesve të feve të tjera fetare, lidhjet që bëjnë filma që popullarizojnë vlerat njerëzore, shpirtërore dhe morale.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne