Historianët besojnë se Mbretëresha është pasardhëse e Muhamedit

Historianët besojnë se Mbretëresha e Anglisë është pasardhëse e themeluesit të Islamit – pasi e studiuan trungun e saj familjar për 43 gjenerata para saj.

Sipas tyre, kjo e bën Mbretëreshën e Anglisë pasardhëse të largët të Profetit Muhamed.

Gjetjet u publikuan për herë të parë më 1986 nga Burke’s Peerage, një autoritet britanik, shkruan Daily Mail.

Por ato u rishfaqën përsëri pasi një gazetë marokene tha se e ka gjurmuar trungun familjar të Mbretëreshës deri tek Profeti.

Sipas gjetjeve të tyre, linja e gjakut e Eilzabetës II shkon përmes Earl të Cambridge në shekullin 14, nëpër gjithë Spanjën myslimane mesjetare, e deri te Fatimja, vajza e Profetit.

Edhe pse kjo mohohet nga disa historianë, të dhënat gjenealogjike të Spanjës së hershme mesjetare gjithashtu mbështesin pretendimin dhe janë të vërtetuara nga Ali Gomaa, ish myftiu i madh i Egjiptit.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-5587555/Historians-trace-Queens-heritage-Prophet-Muhammad.html?ito=social-facebook

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne