6 vende të G7 bashkohen kundër Amerikës

Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të vendosur tarifa doganore shtesë ndaj çelikut dhe aluminit që importohet nga Amerika u ndesh me reagimin e vendeve anëtare të G7.

Në qytetin Whistler që varet nga British Columbia e Kanadasë përfundoi mbledhja treditore e ministrave të financës së grupit G7, që përbëhet nga 7 vendet industriale më të zhvilluara në botë.

Në deklaratën e bërë nga Ministri i Financës së Kanadasë, Bill Morneau, i cili ishte edhe kryesuesi i mbledhjes, bëhet e ditur se zbatimi i veprimtarive tregtare të amerikane të Trumpit janë “shqetësuese dhe zhgënjyese”.

Ministri kanadez theksoi se në komunikatën përfundimtare 6 vende anëtare dhe Bashkimi Evropian janë bashkuar kundër taksave të reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke i bërë thirrje Ushingtonit, Bill Morneau kërkoi që të tërhiqet zbatimi i taksave të reja dhe nga Guvernatori amerikan, Steven Mnuchin kërkoi që përpara Samitit të Liderëve të G7, që do të zhvillohet gjatë datave 8-9 qershor, mesazhet ti përcillen Presidentit Trump./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne