60 persona të zhdukur si pasojë e fundosjes së një anije në Mesdhe

Organizata Botërore për Çështje të Refugjatëve bëri të ditur se rreth 60 emigrantë rezultojnë të zhdukur në Detin Mesdhe, si pasojë e fundosjes së një anije në brigjet e Libisë.

“Një anija e vogël po transportonte rreth 150 persona, por vetëm 80 në mesin e tyre mundën të shpëtoheshin”, theksoi Flavio Di Giacomo, zëdhënësi në Romë i Organizatës Ndërkombëtare për Emigrantët duke cituar të dhënat e mbledhura nga disa persona që arritën të mbijetojnë nga kjo katastrofë. Sipas këtij burimi, forcat e gardës bregdetare të Italisë kanë filluar operacionet për kërkimin e personave të zhdukur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne