600 mijë refugjatë në Shqipëri/ “Ose Europa vendos pa na pyetur, ose ka negociata të fshehta”

Në një kohë kur e mediat gjermane flasin për faktin se Shqipëria ka kapacitet për të pranuar 600 mijë refugjatë sirianë, duke iu referuar edhe deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj parashtroi dy teza: Ose Europa po vendos pa pyetur Shqipërinë, ose po mbahen negociata të fshehta me qeverinë.

“Jo vetëm këtu, pro dje dhe sot mediat gjermane dhe franceze, ‘Le Monde’ dhe ‘ZDF’, kanë folur për një punë të filluar tashmë. Për përgatitjet e qeverisë shqiptare për hapjen e kampeve. Ndërkaq, ne kemi një mohim nga ana e qeverisë për këtë projekt. Ose Europa po e merr përsipër këtë projekt pa pyetur qeverinë shqiptare, dhe kjo është e rëndë. Ose po bëhen negociata të fshehta, dhe kjo është shumë e rëndë.

Pashë një deklaratë të zv.ministrit të Brendshëm se kemi kapacitet për të marrë 600 mijë refugjatë. Kjo është e papranueshme. Shqipëria nuk ka kapacitete logjistike për këtë gjë. Unë besoj se është e palejueshme që të pranohet një gjë e tillë.

Kjo tregon se Europa është më e dobët se kurrë. Në Itali erdhën ekstremistët, Merkel, po vihet poshtë nga anti-rrymat, në Austri është në qeveri ekstremi i djathtë. Ky debat duhet të vijë në ri mishërimin që është parlamenti. Opozita duhet të thotë fjalën e saj. Qeveria duhet të bëjë transparencë. Shtypi serioz gjerman dhe francez, do të thotë se nuk është në periferinë e vendimmarrësve por në qendër të tyre”, – u shpreh Mustafaj në rubrikën “Opinion” në News 24.

Teksa komentoi qëndrimin e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, i cili u shpreh kundër ngritjes së kampit të refugjatëve në Shqipëri, Mustafaj tha se do ishte e rëndë nëse Rama nuk do të kishte informuar atë për vendimin.

“Majko ka qenë kryeministër në një moment të vështirë të vendit, kur ishte lufta e Kosovës. Por nuk kemi një deklaratë të vetë kryeministrit. Më e rënda do të ishte ose do të jetë nëse kryeministri bën premtime pa e ditur një ministër si Majko, ose qeveria. Nëse këto janë idetë e tij individuale, që kanë treguar se janë të papjekura”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne