62 klerikë katolikë akuzojnë Papën për qafirllëqe

Klerikë katolikë nga e gjithë bota kohët e fundit kanë nxjerrë atë që quhet “Korrektimi Filial”, një letër prej 25 faqesh për Papë Françeskun, ku atë e akuzojnë për “përhapje të herezisë” mbi martesën, jetën morale dhe pranimin e sakramenteve.

Letra akuzon Papa Françeskun për perhapjen e shtatë pikëpamjeve heretike lidhur me martesën, moralin dhe sakramentet në dokumentin e vitit 2016 i quajtur “Gëzimi i dashurisë” (Amoris Laetitia).

Përmbledhja “Korrektimi Filial”, u nënshkrua fillimisht nga 40 klerikë dhe studiues katolikë dhe më pas iu dorëzua Papës në rezidencën e tij Santa Marta më 11 gusht 2017.

“Pasi që nuk morën asnjë përgjigje nga Ati i Shenjtë, sot po bëhet publike, më 24 shtator, në Festën e Zojës së Ransomit dhe Zojës së Walsinghamit. Letra, e cila është e hapur për nënshkruesit e rinj, tani ka emrat e plot 62 klerikëve dhe studiuesve katolikë nga 20 vende të botës, të cilët përfaqësojnë edhe njerëz të tjerë që nuk kanë mundësinë e lirisë së fjalës, “thuhet në raportin përmbledhës.

E dalë në prill të vitit 2016, “gëzimi i dashurisë ( Amoris laetitia)” menjëherë nxiti polemika sepse u hapi derën katolikëve të rimartuar lejimin për të rimarrë Kungimin, rikujton Associated Press (AP). Mësimet e Kishës thonë së këta katolikë së paku duhet te marrin fillimisht një anulim – një kishë dekreton se martesa e tyre e parë ishte e pavlefshme – atyre nuk mund tu ofrohen sakramentet, pasi që konsiderohen se kryejnë tradhëti bashkëshortore.

Prandaj letra “liston pasazhet e Amoris laetitia ku pikëpamjet heretike lihen të kuptohen ose i inkurajojnë ato dhe më pas i rendit fjalët, veprimet dhe perjashtimet e Papa Françeskut ku bëhet e qartë pa pasur dyshim se ai dëshiron që katolikët t’i interpretojnë këto pasazhe në një mënyrë që është në fakt, heretizëm, “thotë përmbledhja.

“Në veçanti, Papa ka mbështetur drejtpërdrejt ose indirekt besimet që bindja ndaj ligjit të Perëndisë mund të jetë e pamundur ose e padëshirueshme në disa raste dhe se Kisha ndonjëherë duhet ta pranojë kurorëshkeljen si të pajtueshme me të qënurit një katolik praktikues”, shtjellon letra.

“Për teologët dhe filozofët është një detyrë që tu shpjegojnë njerëzve mësimet e kishës, për të korrigjuar keqkuptimet”, tha për AP Joseph Shaw, një zëdhënës për nismën, nënshkrues i korrektimit dhe studiues i lartë në filozofinë morale në Universitetin e Oksfordit.

Sipas agjencisë, “asnjë prej nënshkruesve të letrës nuk është kardinal, dhe prifti i rangut më të lartë i listuar aktualisht është një person, organizata e të cilit nuk ka qëndrim të ligjshëm në Kishën Katolike: Peshkopi Bernard Fellay, kryetar i Shoqërisë së Shkëputur të Shën Pius X. Shumë nga nënshkruesit të tjerë janë admirues të mirënjohur të interpretimit të vjetër latin (Latin Mass), të cilën e ndjekin në kremtime dishepujt e Fellay “.

Megjithatë nënshkruesit thonë se iniciativa është “shumë e rëndësishme dhe është një shenjë e shqetësimit midis një kontigjenti të caktuar akademikësh dhe pastorësh mbi pozitat e Françeskut”, të cilat ata thanë se përbënin një rrezik për besimtarët. Ata thanë që masat nuk janë përdorur që nga shekulli i 14-të./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne