65 kilogram kanabis në Lushnje, dy të arrestuar, një shpallet në kërkim

Një sasi prej 65 kilogram kanabisi është kapur në Lushnje.

Gjatë operacionit policor antidrogë “Shtegtimi” Policia ka pikasur drogën si dhe ka arrestuar një person nga Bulqiza.

Po ashtu është shpallur në kërkim dhe një tjetër 45- vjeçar po nga Bulqiza. Këta të dyshuar e kishin fshehur dhe e mbanin drogën në një ambient të marrë me qera në Savër të Lushnjes.

Kurse në pranga ka rënë një tjetër person që është i dyshuar për një tentativë kultivimi kanabisi në Fermë Çlirim të Fierit.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i tentativës së kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”.

Sekuestrohen 65 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

N. Ç., 28 vjeç, banues në Bulqizë.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. O., 45 vjeç, banues në Bulqizë.

Gjatë kontrollit në kushtet e flagrancës në fshatin Savër, Lushnjë, në një ambient të marrë me qira nga këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 kg cannabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për

eprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne