Shqiperia

670 milionë lekë për Samitin e Diasporës, fatura e kripur për qera akomodimi dhe dreka e darka

Samiti i Diasporës që pritet që të mbahet në datat 28 Shkurt deri në 2 Mars do ti kushtojë buxhetit të shtetit 66.972.800 milionë lekë të reja, një shifër kjo që është konsideruar mjaft e lartë nga ekspertë të eventeve. Në axhendën e këtij Samiti parashikohen udhëtime drejt Lezhës, si dhe dreka e darka për rreth 800 personat që janë të ftuar.

Ndërkohë që lidhur me këtë samit kanë refuzuar ftesën dy persona të njohur që janë alpinisti shqiptar që ngjiti majën e malit Everest Flori Haçkaj, si dhe pedagogu dhe shkrimtari Gazmend Kapllani.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, V E N D O S I:

Drejtorisë së Shërbimeve qeveritare, në Buxhetin e vitit 2019, në zërin “Shërbime qeveritare”, i shtohet fondi prej 66 972 800 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e tetëqind) lekësh, brenda datës 31 janar 2019, për organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës, që do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars 2019 në Tiranë dhe Lezhë”, thuhet në vendimin e firmosur nga Edi Rama.

Nga do të jenë pjesëmarrësit që janë pjesë e takimit: 

• Gjermani 50 pjesëmarrës
• Francë 20 pjesëmarrës
• Itali 70 pjesëmarrës
• Turqia 40 pjesëmarrës
• SHBA 70 pjesëmarrës
• Belgjikë 40 pjesëmarrës
• Holandë 15 pjesëmarrës
• Mbretëria e Bashkuar 60 pjesëmarrës
• Danimarka 30 pjesëmarrës
• Greqia 100 pjesëmarrës
• Spanja 10 pjesëmarrës
• Austria 35 pjesëmarrës
• Finlanda 10 pjesëmarrës
• Suedia 25 pjesëmarrës
• Polonia 10 pjesëmarrës
• Republika Çeke 10 pjesëmarrës
• Bullgaria 10 pjesëmarrës
• Rumania 20 pjesëmarrës
• Kroacia 20 pjesëmarrës
• Kanada 50 pjesëmarrës
• Australia 5 pjesëmarrës
• Ukraina 10 pjesëmarrës
• Zvicra 30 pjesëmarrës
• Argjentina 5 pjesëmarrës
• Liban 5 pjesëmarrës.

OPINIONE