7-vjeçarja po mbytej në det, i ati hyn për ta shpëtuar por e thith gropa dhe vetësakrifikohet

Rreth dy orë më parë një burrë i moshës 40 vjeç, me banim në fshatin Krutje të Fierit është mbytur në plazhin e Divjakës.

Sipas dëshmitarëve, burri u fut për të shpëtuar vajzën e tij 7 vjeçe të cilën e kishte marrë rryma, e për pasojë ishte ky i fundit ai gjeti vdekjen duke shpëtuar jetën e së bijës.

Aty eshtë ceket, por meqe eshte kenete, ka rryma dhe gropa. Eshte veshtire te dilet, ndaj kane vene edhe ura,-shprehen dëshmitarët për redaksinë tonë.

Sipas raportimeve të njerëzve të alarmuar, ambulanca dhe policia mbërritën 2 orë pasi burri kishte ndërruar jetë. Reagimi i mjekëve dhe policëve sipas qytetarëve ishte skandaloz në një situatë të tillë.

Sapo u mbyt nje person ne Divjake rreth moshes 35 vjec. Policia mire qe erdhi me vonese por polici i tha njerwzve ketu pse na sollet kot tha, thuaji te eci ne kembe. Sic duket nuk e kuptoi qe kishte vdekur, kurse doktori tha per se na merrni neve? Mos eshte kjo policia dhe rilindja qe duam?

Është për të qarë me lot gatishmëria e autoriteteve në vendin tonë për të na shërbyer.

Si transportohet i vdekuri ne plazhin e Divjakes. Madje pas 2 oresh erdhen e moren! Pas 1 ore ka ardhur policia dhe me pas ambulanca! Ka nderruar jete para 2 oresh gati.

Ndërkohë që njoftimi i Policisë është totalisht kontraversal me deklaratat e dëshimtarëve.

Njoftimi i Policisë

Divjakë

Informacion paraprak

Në datën 09.07.2017, rreth orës 10:30, në palzhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”, shtetasin E.B, 40 vjeç, banues në Krutje dhe vajzën e tij të mitur 7 vjeçe, duke u larë i ka marë rrjedha e ujit nga pakujdesia.

Menjeherë ndërhynë shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty, arritën të shpëtonin vajzën e tij të mitur.

Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne