73 të larguar nga puna/ Tavo thirrje qeverisë: Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja

Ish deputeti Vangjel Tavo ka denoncuar në rrjetet sociale PPP-në e rradhës nga qeveria, nga e cila 73 bluza të bardha janë larguar nga puna.

Tavo shkruan se heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

POSTIMI:

Vazhdojnë PPP-të dhe ja dëmi ndaj bluzave të bardha – 73 të larguar nga puna!

Ky është shpërblimi që qeveria e paaftë u jep bluzave të bardha.

Heronjtë e heshtur hiqen nga puna e detyrohen nga ky shtet të emigrojnë në Gjermani e në vende të tjera.

Turp!

Mbroni bluzat e bardha dhe jo PPP-të tuaja tek të cilat jeni vërsulur me garuzhde.
Turp!/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne