8-9 Maj – 75 vjet nga Dita e Fitores mbi Nazizmin

Nga Pirro Prifti

U mbushën 75 vjet nga dita e Fitores mbi Nazi-Fashizmin, dhe kjo datë përkujtimore edhe sot e kësaj dite festohet veç e vec ndryshe në Europën Perëndimore, BE shba , Angli,  dhe ndryshe në Rusi me aleatët e saj. Ka shumë ngjashmëri me datën e çlirimit në vëndin tonë e cila festohet gjithashtu e ndarë me 28 dhe 29 nëntor nga grupime të partive shqiptare. Kjo ka të bëjë sigurisht me interesa politike në Shqipëri kryesisht për të rehabilituar bashkëpuntorët e nazizmit por edhe për të minimzuar fitoren e Frontit Demokratik të asaj kohe dhe të ushtrisë Nacional-Çlirimtare të drejtuar nga komandanti nacionalist Spiro Moisiu, luftë e cila nuk ka të bëjë absolutisht fare me rregjimin komunist i cili erdhi dy vjet më vonë dhe vazhdoi për 45 vite rresht duke dëmtuar rëndë demokracinë dhe të drejtat dhe lirinë e njeriut në Shqipëri.

Dy datat e fitores mbi Nazizmin janë dy element kryesorë të ndarjes së dy blloqeve të ardhshëm që u krijuan menjëherë pas vitit 1945.

Dita e fitores në Europënë përgjithësi njihet si V-E Day (victory Day) u njoh si ditë fitore 8 maji 1945 nga Britania e Madhe dhe u pranua si njohje formale nga aleatët perëndimorë mbi dorëzimin pakushte të Gjermanisë naziste. Njihet si dita e fitores -mbi Nazi-Fashizmin nga aleatët perëndimorë.

Rusia Serbia, Bjellorusia dhe izraeli, e festojnë ditën e fitores me 9 Maj. Dikur edhe Shqipëria e festonte këtë datë gjatë rregjimit të ENVER Hoxhës së bashku me vëndet e bllokut lindor. Sidoqoftë të dyja ditët pavarësisht divergjencave politikë midis aleatëve perëndimorë  dhe lindorë të dikurshëm përkujtohen me madhështi dhe nostalgji.

Përplasjet për datën e ditës së Fitores ( Victory Day) lindën pikërisht për shkak se egzistojnë të dhëna që trupat amerikanë nënëshkruan veçmas me përfaqësuesin e ushtrisë naziste tashmë të kapitulluar dme datë 8 maj , kurse komanda ushtarake e Ushtrisë së Kuqe e nënëshkroi me 9 maj,

Problemi në dukje lindi si mospërputhje orari midis orës në Gjermani që i binte 8 Maj ora 24.00 kur u bë nënëshkrimi dhe datës 9 Maj në Moskë që i binte 2 orë më vonë.

Por në fakt me kalimin e kohës argunentat pro dhe kundër u ashpërsuan kryesisht sepse nënëshkrimi nuk u bë midis Koalicionit Antifashit dhe Gjermanisë naziste të Kapitulluar por veç e veç midis Përfaqësuesit ushtarak Amerikane me përfaqësuesin ushtarak gjerman dhe nga ana tjetër midis Përfaqësuesit ushtarak Sovjetik dhe përfaqësuesit gjerman. Secili kërkonte që Kapitullimi ti atribuohej  përkatësisht SHBA, dhe për Ushtrinë e Kuqe  ti atribuohej  BRSS.

Administratori ushtarak gjerman i përfaqësuar nga Donitz  i njohur si qeveria naziste Gjermane Flensburg e asaj kohe.

Akti i Kapitullimit ishte pak i ndërlikuar sepse kërkonte firmosjen nga të tre Anetaret e Koalicionit Antifashtis : SHBA-Angli-BRSS dhe deshmitar përdaqësuesi i Francës- me të tre përfaqësuesit e Ushtrisë Naziste e cila i u deleguar nga Donitz gjeneralit Jodl.

Në 2.41 të mëngjezit të 7 Majit u paraqit të Shtabi Qëndror i  Aleancës SHAEF  në Rheims Francë, Gjenerali i Komandës së lartë naziste Alfred Jodl i cili nënëshkroi kapitullimin pakushte të Gjermanisë Naziste. Në emër të Komandës Supreme të Forcave të Aleancës firmosi Ëalter Bedell dhe nga ana e Komandës së Lartë të Ushtrisë së Kuqe Gjenerali ivan Susloparov, kurse nga francezët firmosi si dëshmitar zyrtar Gjeneral Majori frances Francois Seves.

Per shkak të disa rregullimeve të aktit të kapitullimit Gjenerali Eisenhoëer ra dakort me gjeneralin sovjetik Susloparov që të firmosej një tekst i vecantë për tu firmosur nga përfaqësuesit e secilës nga shërbimet ushtarake gjermanë të cilët do të ratifikonin formalisht tekstin bazë të firmosur nga Komanda e Lartë e Aleancës.

Akti i kapitullimit ushtarak për Gjermaninë naziste u nënëshkrua më dt, 7 Maj ora 2.41, 1945 në Shtabin e Përgjithshëm SHAEF (Supreme Headquarters Allied Expeditionary Force) në Reims, i cili u modifikua dhe u firmos përsëri me 8 Maj 1945 ora 21.20 me kohën locale. Në Londër sapo u mësua lajmi populli u derdh në sheshin Trafalgar në të cilin shesh doli për të përshëndetur Ëinston Churchill dhe Mbretëresha  e ardhshme e Anglisë Margaret, dhe Princesha Margaret e veshur inkonjito.

Instrumenti i dorëzimit i firmosur me 7 Maj 1945 arriti që të ndërpriten luftimet kudo në Gjermani dhe Europë  dhe me 8 Maj 1945 pikërisht 1 orë pas mesnate e cila i binte 9 Maj në BRSS. Kjo në Rusi quhet `Dita Fitores` me 9 Maj.

Sot, BE  e quan ditën e 9 Majit si `dita e Europës` në të cilën festohet `Paqja dhe Uniteti në Europë`, sipas Deklaratës së Schuman mbi Përvjetorin.

Britania e Madhe e deston Ditën e Fitores më 8 Maj por kjo ditë nuk është ditë pushimi.

Në Gjermani 8 Maji është një festë lokale e Berlinit dhe përkujtohet si përvjetori i kapitullimit.

Në Poloni 8 Maji festohet si dita kombëtare por nuk është ditë pushimi.

Në përfundim mund të themi se dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Nazizmin dhe dita e Europës janë ditë të shënuara të cilat popujt e Europës dhe të botës i përkujtojnë me respekt të thellë  të rënët, dëshmorët dhe sakrificat e asaj lufte por edhe duke shpresuar që të mos ketë më revansh nga forcat ekstremiste të djathta në Europë si dherevansh nga e majta ekstreme, por të mbizotërojë Paqja dhe  një e ardhme më e mirë për të gjithë popujt në botë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne