Simbolet e komunizmit janë rishfaqur në Shkodër gjatë ceremonisë së përkujtimit të 80 vjetorit të çlirimit të vendit.
Gjon Bruçaj kreu i partisë komuniste në Shkodër tha në një deklaratë për mediat se këto 34 vjet vend i nuk është i çliruar por i pushtuar.
“Lufta nacional çlirimtare u udhëhoq nga Partia Komuniste e Shqipërisë, të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Enver Hoxhën do të thotë të mos jesh këtu. Nëse nuk do ishte lufta nacional-çlirimtare as pavarësi as liri nuk do kishim sot. Lavdi Partisë Komuniste shqiptare, lavdi Enver Hoxhës. Këto 34 vjet nuk jemi të çliruar, jemi vend i pushtuar nga imperalistët amerikanë, evropianë, Turqia, jemi shtet i varur”, tha ai./EuroNewsAlbania