Sociale

90 vatra zjarri në të gjithë vendin, Demiraj : Kemi kërkuar ndihmë nga NATO

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka thënë sot se është kërkuar ndihmë nga NATO për përballimin e situatës së zjarreve në vend. Duke folur nga Razma e Shkodrës, ai u shpreh se të gjitha strukturat janë të mobilizuara për të përballuar këtë emergjencë

 “Arsyeja e ardhjes është situata e jashtëzakonshme e zjarreve në vend. Janë 90 vatra zjarresh në të gjithë vendin. Do të vihen para përgjegjësisë të gjithë autorët e zjarrvënieve”, tha Demiraj.

Më tej ai kërkoi nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kapen për zjarrvënie të qëllimshme.

OPINIONE