95 mln egjiptianë kërkojnë 1 mld euro dëmshpërblim nga Sergio Ramos

Në duelin që nxorri jashtë të dëmtuar Mohamed Salah, Sergio Ramos nuk zemëroi vetëm tifozët e Liverpulit, por edhe një komb prej 95 milionë banorë.

Në rrjetet sociale dhe forume të ndryshme egjiptianët vërshuan me akuza e deri edhe më kërcënime ndaj mbrojtësit të Realit të Madridit dhe kombëtares spanjolle.

Por, një avokat në Kajro ka vendosur t’i shkojë më tutje kësaj çështje. Ai nuk është kufizuar vetëm me akuzat, por njoftoi se do të ngrejë një padi ndaj Sergio Ramos ku si dëmshpërblim do të kërkojë 1 miliardë euro.

“Ramos dëmtoi me dashje Mo Salah dhe duhet të ndëshkohet për veprimet e tij. Do të kërkoj kompensim, që mund të tejkalojë 1 miliardë eurot për dëmtimin fizik dhe psikologjik që Sergio Ramos i shkaktoi Mo Salah dhe popullit egjiptian”, deklaroi Bassem Wahba në një televizion vendas.

Ndërkohë, peticioni i nisur online për të ndëshkuar Sergio Ramos ka arritur mbi 300 mijë firma të grumbulluara në pak orë dhe numri vazhdon të rritet me ritme të shpejta.

Në internet janë të shumtë ata që flasin për një dëmtim me dashje nga ana e Sergio Ramos, por vetë lojtari spanjoll e ka mohuar këtë.

“Ne ishim në dyluftim për topin. Ramë bashkë dhe duart i kishim të mbërthyera”, deklaroi ai duke i uruar shërim të shpejt Mo Salah.

Vetë lojtari egjiptian qetësoi disi përmes Tëitter-it ndjekësit dhe tifozët e vendit të tij. Ai konfirmoi një lajm të shpërndarë më herët nga Federata Egjiptiane e Futbollit dhe pritet që të jetë i nën urdhrat e trajnerit Hector Cooper, që drejton “Faraonët” në fushatën e tyre Rusi 2018.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne