Kreu i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj, por jep një konferencë për shtyp në lidhje me punën e komisionit parlamentar Anti-Korrupsion.
I pyetur nga gazetari në lidhje me ndryshime të mundshme në Kushtetutë, Xhfaj u shpreh se deri tani nuk ka asnjë propozim të tillë, por nuk ka përjashtuar mundësinë e daljes së propozimeve për ndryshim gjatë punës dhe procesit kompleks të komisionit anti-korrupsion dhe draft analizës së përgatitur.
Do të kemi ndryshime kushtetuese që mund të çojnë në Kushtetutë të re për një Republikë të re?
Ndoshta mund të ketë nevojë për ndryshime. Me sa shoh unë nuk ka, por mbase debati publik mund të nxjerrë nevojë për ndryshime. Deri tani janë propozuar vetëm ndryshime ligjore dhe institucionale. Është proces dhe mund të ketë propozime.
Ndërsa në lidhej me pyetjen nëse do të preket ligji organik për Prokurorinë e Posaçme, Xhafaj u shpreh se nuk ka asnjë propozim të tillë, përvveç atyre të propozuara nga vetë institucionet “Vetë SPAK kanë propozuar ndryshime”, tha ai./Tpz