A do të bëjë Edi Rama arrestime masive për Izraelin edhe kësaj radhe?

Nuk na ndajnë edhe shumë ditë nga ndeshja Shqipëri- Izrael, ku pregatitjet për sigurinë janë intensive. Të premten në “Elbasan Arena” zhvillohet ndeshja mdis këtyre dy skuadrave dhe rreth 1500 forca policie do të jenë në gadishmëri për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Këtë herë ndeshja u kthye nga stadiumi “Loro Borici” në “Elbasan Arena”, sepse ndeshja e vitit 2016 e luajtur në Shkodër pati shumë dyshime. U mendua se ishte planifikuar një sulm terrorist dhe 150 muslianë në të gjithë vendin u arrestuan. Po këtë herë vallë a do të ketë nga kryeministri Edi Rama arrestime të tilla?

Të arrestosh 150 muslimanë, duke i konsideruar si panifikues të në sulmi terrorist, kjo nuk është pak dhe nuk dihet se cfarë mund të presim edhe këtë vit.
Kjo do të jetë ndeshja e parë ndërkombëtare që do të luhet edhe pa policinë e shtetit në brendinë e stadiumit. Por jashtë stadiumit do të jenë forcat policore, që do të kontrollonë gjithcka dhe nuk do të lejojnë askënd të hyjë brenda pa biletë Deri tani janë shitur rreth 2000 bileta dhe janë të shitura me kartë identifikimi.

Zona rreth stadiumit do të bllokohet 24 orë përpara dhe do të mbahet në atë gjendje deri në përfundimin e ndeshjes, ndërkohë që askush nuk do të ketë mundësi të afrohet tek stadiumi pa qenë i pajisur me biletë, ajo do të kontrollohet nga kordonat e policisë që do te vendosen larg stadiumit.

Nuk na ngelet gjë tjetër vecse të presim deri të premten, të shikojmë rezultatin ndeshjes dhe reagimin e z. Rama.

/Gazeta impakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne