Shqiperia

A do të çelen negociatat? Kurz: Disa vende të BE e kanë të vështirë të thonë ‘Po’

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak Sebastian Kurz në Vjenë deklaroi se Shqipëria e meriton integrimin në BE. Rama vlerësoi Austrinë si një mike të vendit tonë dhe falënderoi kancelarin për mbështetjen e dhënë.

“Austria është një avokat i paçmuar në rrugën tonë drejt integrimit dhe unë dua ti shpreh kryeministrit dhe qeverisë austriake mirënjohjen tonë. Shikojmë një progres në marrëdhëniet bilaterale, aspektin ekonomik, por edhe përmirësimit të marrëdhënieve brenda rajonit tonë.

Në 6 muajt e ardhëm në Presidencën austriake, dëshirojmë që të shtyjmë projektin e lancuar nga unë dhe Vuçiç për tregut e përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Për sa i përket emigrantëve që lëviznin nga Greqia për të ardhur në Europë. Kemi një fluks që rritet, por që për momentin ka qenë i kontrolluar prej nesh, por na duhet bashkëpunim për të shmangur rishfaqjen e skenave që tronditën Europën. Kemi dakordësi të plotë për bashkëpunim me Austrinë dhe vendet e tjera. Për sa i përket negociatave Shqipëria e meriton”, tha Rama.

Nga ana e tij, kancelari austriak Sebastian Kurz tha se nuk mund të japë një përgjigje të qartë se kur do të çelen negociatat me Shqipërinë, por tha se vendi ynë është në rrugën e drejtë drejt integrimit dhe e meriton.

“Do ta shohim këtë gjë, nuk mund t’u japë përgjigje të qartë apo siguri të qartë për këtë, dhe siç e tha dhe kryeministri ka disa shtete anëtare të BE që për shkak të çështjeve të Brendshme çojnë në faktin që e kanë të vështirë të marrin këtë vendim, megjithatë ka një dëshirë të fortë në Shqipëri që të shkojë drejt rrugë së reformave. Ajo ka bërë shumë në rrugën e integrimit vitet e kaluara dhe negociatat e pranimit janë drejt një rrugë të mirë dhe ka mundësi të mirë po nuk e di kur mund të merret ky vendim. Është drejtë një rruge të mirë dhe Komisioni e ka thënë këtë dhe kjo është ajo që vlen”, tha Kurz.

Kancelari Kurz theksoi se Shqipëria ka bërë shumë për integrimin. Ai foli për çështjen e emigrantëve ku bëri thirrje për ndalimin e emigracionit të paligjshëm.

“Të gjitha vendet e BE kanë nevojë për një perspektivë Europiane. Më parë ka pasur tensione për shkak të probleme etnike apo të tjerave politike. Stabiliteti në Ballkan do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet edhe në vendin tonë.

Folëm për emigracionin ilegal dhe rrugën nga Shqipëria që po ndjekin klandestinët nga lindja. Dëshiroj ta falënderoj Ramën, që në Shqipëri është gatishmëria për të luftuar emigracionin ilegal. Shqipëria ka nevojë dhe e ka merituar edhe mbështetjen tonë”, deklaroi ai.

OPINIONE