A do të rikthehen deputetët e PD-së në Parlament? Socialistët votojnë për vendimin e Kushtetueses për rregulloren, rrëzohen masat ndëshkimore 30-60 ditë

Këshilli i Legjislacionit në Kuvend, PS pranon vendimin e Gjykatës Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit për dënimet. Vendimi u miratua vetëm me 5 votat e deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë.

Këshilli i Legjislacionit ka vendosur miratimin e ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit sipas përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese. U rrëzuan të gjitha ato pika të Rregullores së Kuvendit ku merren masat ndëshkimore 30-60 ditë, masa ndëshkimore të cilat u rrëzuan dhe në zbatim dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai raportoi se Këshilli i Legjislacionit duhet të shqyrtonte sot në këtë mbledhje dhe dy vendimmarrje të tjera të Gjykatës Kushtetuese, për profesionet e lira dhe për komisionet hetimore, por këto dy pika u shtynë për të premten e ardhshme, pasi mungonin dy relatorët Eduard Shalsi dhe Ermonela Felaj.

Sipas vendimit të miratuar sot, mbeten në fuqi përjashtimet me 60 ditë të deputetëve të PD për zjarrvënien dhe prishjen e orendive të tjera, ndërkohë që për akuzën dhune ndaj gardes hiqet si masë përjashtimi 30 deri në 60 ditë./BW 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress