Indrit Vokshi
Po na thuhet se Edi Rama dëshiron të rrëzohet nga Turqia, e majta ekstreme, opozita e zemëruar, etj.
Përse nuk po thonë që Rama dëshiron të rrëzohet nga Gjermania, për shembull?
Sepse po të thoshin Gjermania, Rama duket pak si një autokrat-mafioz; njerëzit pyesin: a ka Rama problem me evropianët? A ka ndonjë problem me interesat dhe modelin euro-gjerman? Ka, madje shumë problem. E mirë, spin-doktorët e Ramës nuk guxojnë ta thonë problemin me Gjermaninë. Sepse po të zbulojnë problemin me Gjermaninë, propaganda e tyre shembet. Guxoni të pranoni: Rama ka problem me interesat gjermane në Shqipëri dhe në rajon. Me të njëjtat interesa me të cilat u përplas Thaçi dhe u përplas Ali Ahmeti. Përse nuk e thonë këtë, përderisa kanë marrë përsipër të na tregojnë të vërtetën?
Ata dëshironi ta fshehin problemin pas Turqisë dhe pas Erdoganit, duke marrë parasysh se përderisa Erdogani është pak më autoritar, është krenari t’i rezistosh një autoritari. Krenaria që Rama nuk i bindet Erdoganit, ruan sovranitetin. Po Netanyahu-t a i nënshtrohet ai? A e ruan sovranitetin ndaj Netanyahu-t? Siç rrëfen Sanileviqi, Rama ka qenë duke pirë verë në Izrael, i ka telefonuar Netanyahu-t dhe i ka thënë të vijë urgjentisht këtu. Kryeministri i një vendi ka shkuar si shërbëtor.
Përderisa Erdogani është autoritar, po Netanyahu çfarë është? Ai është i dënuar për krime nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Por dashuruesit e “sistemit perëndimor” dhe humanizmit nuk e quajnë problem. Po të ishte Erdogani i dënuar si Netanyahu, këta do të na nxirrnin sytë. Atëherë ku është pozicioni dhe sovraniteti i Ramës kur vetë ai deklaron se i dridhen këmbët në parlamentin izraelit? Si mundet një kryeministër të poshtërojë veten dhe të deklarojë se i dridhen këmbët në një parlament të huaj?
Erdogani i pret “vasalët” e tij me ceremoni dhe kuaj për t’i respektuar dhe për t’u rritur prestiçin përpara popullit të tyre; në mënyrë që populli në fjalë të thotë se e respektuan udhëheqësin. Ndërsa Netanyahu e merr në telefon, i thotë të vijë urgjentisht këtu dhe ta takojë. Duke e ulur poshtë.
Nuk kam asnjë urrejtje për çifutët, sepse ata nuk kanë bërë asgjë ekskluzivisht kundër nesh si komb. Unë kam problem me ata shqiptarë që e paraqesin vasalitetin ndaj Erdoganit si skandal, ndërsa vasalitetin ndaj Netanyahu-t e paraqesin si të pranueshëm. Standard hipokrit dhe i paguar me para në dorë.
Duhet thënë edhe diçka tjetër: Në 114 vjet, Republika e Turqisë nuk ka kryer asnjë akt kundër interesave të shqiptarëve. Asnjë akt të vetëm. Mobilizimi i urrejtjes ndaj kësaj republike është një akt i pajustifikuar, i cili nuk bëhet për interesa shqiptare sepse ne si shqiptarë nuk e dimë përse.
Destinacioni ynë është i përcaktuar: ne do të përmbahemi brenda sistemit evropian të institucioneve, sigurisë, tregtisë, infrastrukturës, etj. Pra, brenda BE-së që kontrollohet fort nga gjermanët. Veçanërisht Ballkani. Në skemën rajonale, shqiptarët historikisht janë mbështetur te Republika e Turqisë.
Përderisa këta po thonë se Erdogani dëshiron të rrëzojë Ramën sepse Rama u largua nga Turqia për te Izraeli, a është e mundur të na thonë: cili ishte interesi ynë për t’u larguar nga Turqia te Izraeli? Cili është interesi ynë kombëtar në këtë pikë? Apo nuk kemi një interes kombëtar, por një interes politik-personal të Edi Ramës?
Erdogani nuk na prish më punë. Ai po heq dorë. Problemet me gjermanët nuk janë aq të lehta për t’u zgjidhur. Por këta spin-doktorë, që nuk guxojnë të na thonë se ka probleme me gjermanët, fusin Erdoganin në lojë; ata dëshirojnë ta fshehin të vërtetën pas Erdoganit.
Për të mos u trajtuar si elefant pa qenë i tillë: nuk kam asnjë lidhje me turqit, kam takuar rreth 5 turq gjatë gjithë jetës sime dhe ata rastësisht. Por nëse jepet opsioni: Ose me Erdoganin, ose me Netanyahu-n, definitivisht me Erdoganin./fb

















