A do të vijë te konflikti i hapur mes Iranit dhe Izraelit?

Eskalimi i sulmeve ushtarake izraelite gjatë kohës fundit si dhe deklaratat se caqet kanë qenë pozitat iraniane në territorin sirian paraqesin zhvillim të rëndësishëm, konsiderojnë vëzhguesit. Sulmi i fundit izraelit i cili ndodhi të dielën dhe të hënën në kryeqytetin e Sirisë Damaskut dhe rrethinën e saj, vetëm e ka vërtetuar se tensionet po rriten për shkak të situatës komplekse në rajon.

Në kontekstin e këmbimit të porosive ushtarake në mes Tel Avivit dhe Teheranit, janë paraqitur çështjet për mundësitë e konfliktit dhe se gjer në çfarë veprimi do të mund të eskalojë. Eksperti ushtarak Hisham Jaber aktualisht hedh poshtë mundësinë se do të mund të vinte gjer te eskalimi drejt konfrontimit ushtarak. Izraelitët dhe amerikanët marrin parasysh edhe prezencën ruse në Siri, në të cilin po vendosen kornizat dhe kufizimet e aktivitetit izraelit. Ai konsideron se rusët nuk do të qëndrojnë anash në rast të shpërthimit të çfarëdo lufte rajonale në Siri.

Nga ana tjetër, Jaber thekson se raketat iraniane mund të qëllojnë interesat amerikane në rajon, gjë që parandalon të vijë gjer te shpërthimi i luftës së hapur. Thotë se iranianët nuk kanë baza ushtarake dhe qendra të përhershme në territorin sirian, por vetëm kanë ekspertë ushtarak. Jaber konsideron se sulmi i fundit izraelit nuk dallon nga të kaluarat, e që Izraeli në kohë të fundit intensifikon sulmet në territorin sirian pikësëpari me dërgimin e porosive opinionit vendor. Qeveria në Tel Aviv aktualisht është në ngërç për shkak të mos suksesit për të realizuar qëllimet e t’ia në Siri dhe mos suksesit në Gazë, krahas hetimit i cili udhëhiqet kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanhaut.

Sulmet e fundit izraelite ishin të shoqëruar me eskalim verbal dhe këmbimin e kërcënimeve në mes Iranianëve dhe Izraelitëve. Duke komentuar ngjarjet e fundit, eksperti ushtarak Khaled Hamadeh thotë se vizita e fundit e sekretarit shtetëror amerikan Mike Pompes rajonit kishte për qëllim të konfirmojn; konstantat të caktuara, në mesin e të cilëve edhe kundërshtimit të ndikimit iranian.

Hamadehu konsideron se pas deklaratës amerikane për tërheqje nga Siria, Washingtoni dëshiron të theksojë prezencën e tij të fuqishëm në rajon: Ai për Al Jazeerën shtoi se iranianët dëshirojnë që të vjen deri te skenari ushtarak në rajon për të përzier letrat, sikurse që kanë bërë pas luftës në korrik të vitit 2006 të cilën Izraeli e ka udhëhequr kundër Libanit, ndërsa ka përfunduar me vendosjen e rregullave të reja të konfliktit. Konsideron se iranianët përpiqen që modelin libanian të transferojnë në Siri.

Sa i përket arsyetimit izraelit se sulmet janë përgjigje ndaj përdorimit të raketave iraniane”tokë-tokë” kundër rrafshnaltës së Golanit, Hamadehu thotë se në rast se këto do të tregoheshin të vërteta, do të konfirmohej se sulmet izraelite ishin me të vërtetë të drejtuara kundër infrastrukturës ushtarake iraniane. Hamadeh aktualisht përjashton mundësinë e shpërthimit të luftës, duke thënës e konflikti më vonë me siguri do të eskalojë.

Hulumtuesi dhe akademiku Ali Murad përjashton mundësin e çfarëdo konflikti të hapur ushtarak në mes Izraelitëve, Iranianëve dhe Sirianëve dhe konsideron se ky konflikt do të mbetet brenda kufijve të caktuara, duke marr parasysh rolin e Rusisë e cila aktualisht parandalon që të vjen gjer te eskalimi i tensionit.

Muradi thotë se Izraeli po e ndien veten humbës pas vendimit amerikan për tërheqje nga Siria, duke marr parasysh se në prezencën amerikane ka shikuar një formë të kontrollit kundër Hezbollahut dhe Iranit. Sulmet izraelite i sheh si përpjekje që prap të vendosen linjat e kuqe dhe rregullat e reja dhe aktualisht asnjë anë nuk e sheh interesin në eskalimin e mëtutjeshëm.

Sikurse po ritet tensioni në frontin sirian-izraelit, na mbetet që të përcjellim se si do të zhvillohen ngjarjet në kohën kur arritja e zgjidhjes politike në Siri akoma dukej larg.

Burimi : ALJAZEERA BALKANS/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne