A e dini se disa qytete të Turqisë janë anëtare të lëvizjes së “Qyteteve të Qeta” (Cittaslow)?

deja e “Qyteteve të Qeta” që lindi në vitin 1999 në ditët e sotme është përhapur në tërë botën. Që një qytet të emërohet me këtë emër ai duhet t’i përmbushë 70 kritere të ndryshme. Krahas ambientit, infrastrukturës, jetës urbane, politikave të turizmit, merren parasysh edhe politikat si ajo e artit, kohezionit social dhe mikpritja. Kriteret e rrjetit të Qyteteve të Qeta, në të cilat vetëm qeveritë lokale me një popullsi prej më pak se 50,000 banorë mund të bëhen anëtare të plota, synojnë një jetë të qetë dhe të vazhdueshme në qytete.

Qytetet anëtare të rrjetit të “Qyteteve të Qeta” (Cittaslow) auditohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe nëse i plotësojnë kriteret e nevojshme, ata do të kenë të drejtën për të valëzuar flamurin e “Kërmillit” që është logoja e rrjetit të “Qyteteve të Qeta”, i cili ndahet me lëvizjen e planifikuar ekonomike të Cittaslow. Qyteti i parë në Turqi që mori titullin e “Qytetit të Qetë” është nënprefektura Seferihisar e Izmirit. Pas Seferihisarit, i cili në vitin 2009 u pranua si “Qyteti i Qetë”, qyteti Akyaka i Muglasë, Egirdir i Ispartasë, Gokçeada i Çanakalasë, Gerze i Sinopit, Gonyuk i Bolus, Halfeti i Sanliurfasë, Mudurnu i Bolus, Persembe i Ordus, Savsat i Artvinit, Tarakli i Sakaryas, Uzundere i Erzurumit, Vize i Kirklarelit, Yalvaç i Ispartasë, Yenipazar i Aydinit, Koyceyiz i Muglasë dhe Ahlat i Bitlisit janë qytetet tjera të Turqisë që fituan titullin e “Qyteteve të Qeta”. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne