A e dini se gjuha turke është gjuha e pestë që flitet më së shumti në botë?

Turqishtja, ashtu si gjuhët e tjera altaike, është një gjuhë në të cilën fjalët formohen dhe zgjedhohen/lakohen me prapashtesa. Fjalët turke nuk kanë dallim gjinor ashtu si arabishtja, gjermanishtja, spanjishtja, etj. Sipas studimeve perëndimore të bëra në të kaluarën, pretendohej se turqishtja zë vend në mesin e “gjuhëve të vështira për t’u mësuar”. Ndërkaq me studimet e reja që janë bërë në lidhje me gjuhët, është vënë në pah se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe se gjuhët me prapashtesa janë gjuhë të lehta për t’u mësuar. Ndërsa studimet e trurit nxorën në dritë se gjuha turke është e përshtatshme për sistemin e funksionimit të trurit gjë që lehtëson procesin e mësimit të saj. Karakteristika të tilla si: fonetikë të pasur, lidhja mes tingujve dhe shkronjave, formimi i rrokjeve dhe fjalëve, njohja e fjalëve dhe zhvillimi i fjalorit mendor jo vetëm që lehtëson mësimin e shkrim-leximin e turqishtes, por zhvillon edhe aftësitë mendore./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne