A e dini se qeramika e Iznikut është një qeramikë shumë e rrallë?

Nënprefektura Iznik e Bursës gjatë periudhës osmane ka qenë një nga qendrat e mëdha të prodhimit të qeramikës. Historia e prodhimit të fajancave që në periudhën osmane ka qenë një nga degët e rëndësishme të artizanatit turk dhe që njihet edhe jashtë kufijve të Turqisë, shkon deri në shekullin e 15-të.Veçoria më dalluese që dallon nga të tjerat qeramikën e Iznikut është se lënda e parë përmban 85 për qind frit qelqi (kuarc). Friti përgatitet me përzierjen e 85 për qind të kuarcit me argjilën e veçantë që del në Iznik. Një tjetër veçori e qeramikës së Iznikut janë edhe motivet. Pamja në motivet e fajancave të Iznikut nuk është pikturuar e njëjtë me origjinalin, por është vizatuar me prerje vertikale dhe horizontale. Gjithashtu ngjyrat e përdorura, janë vendosur si reliefë nën zmalt. Sot qeramika e Iznikut përveç pallateve të ndërtuara gjatë periudhës osmane, xhamive dhe tyrbeve, gjenden edhe në muzetë dhe koleksione private. Në shtëpinë e famshme të ankandeve “Christie’s” në Angli në vitin 2018 një pjatë e punuar në shekullin e 15-të nga qeramika e Iznikut u shit për 5,4 milionë sterlinë (39,3 milionë lira turke)./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne