Rexhep Elezaj
Afera-skandali Epstein dhe dosjet e zbuluara rreth saj nga Ministria e drejtësisë në Amerikë prej 3.5 milion faqesh, edhe pse për këtë rast monstruoz në Amerikë është folur që nga viti 2010/12, kur për herë të parë miliarderi Epstein ishte burgosur, por i cili ishte liruar dhe pastaj prapë ishte burgosur në vitin 2019, kur do bën vetëvrasje në burg, siç thuhet është helmuar, ose ngufatë me ndonjë litar, përveç se ky rast kriminal ka tronditur gjithë botën, në fakt, në bazë të dosjeve të zbuluara deri më tash, rezulton në mënyrë të qartë, se ajo çfarë ka ndodhur brenda ishullit ku ishte selia e kriminelit Epstein, sipas mendimit tim, ky është fundi i kulturës dhe humanizmit perëndimorë.
Nëse janë të vërteta raportet dhe gjithë përmbajtja e dosjeve të zbardhura deri tani nga drejtësia amerikane, se për vite të tëra në këtë kamp krimi dhe dhune seksuale është ushtruar pedofilia, përdhunimi dhe keqpërdorimi seksual i fëmijëve femra dhe meshkuj nga mosha 10 deri në 16 vjeçare, nëse aty ka ndodhur kanibalizëm dhe vrasje të fëmijëve adoleshent për shfryrje epshore, se në këtë ishull janë ushtruar metoda prej më të ulëta të dhunës, krimit dhe shfrenimit seksual, se në atë çmenduri antinjerëzore, se në këto veprime dhe shfryrje shtazarake të epsheve seksuale kanë marrë pjesë figura të njohura politike, artist, këngëtarë, sportistë, klerik nga Vatikani, ministra, njerëz nga familje mbretërore, siç ishte princi Andrew, në të cilat dosje emri i presidentit D. Trump përmendet rreth 3500 herë, si M. Lajçak, ish ministër i jashtëm sllovak dhe ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, se aty janë sjellë femra të trafikuara nga Franca, Rusia, Afrika dhe Azia, për t’u shfrytëzuar dhe trafikuar si qenie njerëzore, dhe kështu me radhë, sipas çdo kriteri moral dhe norme njerëzore dhe juridike, këtu bëhet fjalë për llojin e krimeve më monstruoze të ushtruara ndaj qenieve njerëzore, ndaj fëmijëve adoleshent, që kanë ndodhur në dy shekujt e fundit.
Pa dashur të hyjmë në detaje tjera, shtohet pyetja e domosdoshme;
Ku ka vajtur dhe çfarë ka ndodhur me moralin dhe shpirtin e njeriut amerikan, çfarë metamorfoze degjeneruese paska pësuar liria dhe mendësia e shfrenuar amerikane, në fund të fundit, edhe kultura e shoqërisë së lirë dhe demokratike amerikane, qe t’i ndodhë gjithë ky degjenerim i paparë moral, shpirtëror, material, human dhe kulturor, mbase i nivelit më të llahtarshëm të amoralitetit dhe ndërgjegjes njerëzore..!?
Unë mendoj, se pas kësaj ngjarjeje më të turpshme në botë, pas kësaj afere dhe skandali moralo-edukativ me përmasa të një shfrenimi monstruoz seksual, përfshirë pedofilinë si sëmundjen më të rënd të epshit njerëzor, është e pakuptimtë të flitet më për kulturë, civilizim, edukatë dhe humanizëm perëndimorë, edhe pranë faktit, se pjesa më e madhe e shoqërisë në Perëndim e ka dënuar këtë akt shkatërrues dhe vrasës masiv të civilizimit perëndimorë.
Madje, rreth shkaqeve të këtij degjenerimi dhe krimi anti-njerëzorë, do të flitet dhe shkruhet me ditë dhe muaj të tërë, se pse shoqëria amerikane ka degraduar në këtë shkallë, por për këto shkaqe besoj se do të diskutohet në muajt dhe vitet e ardhshme më gjerësisht.





















