A është Franca në luftë me muslimanët e saj?

Presidenti Emmanuel Macron ka filluar një goditje mbarëkombëtare ndaj të ashtuquajturit “Islam radikal”, pas prerjes së kokës së një mësuesi.

Një xhami është urdhëruar të mbyllet dhe një grup pro-Hamasit është shpërndarë.

Ajo pason dhjetëra sulme ndaj muslimanëve dhe organizatave të dyshuara për nxitje të urrejtjes.

Fushata vjen pas goditjes me thikë dhe prerjes së kokës të një mësuesi nga një refugjat Çeçen i lindur në Moskë, i cili më vonë u qëllua për vdekje nga policia.

Samuel Paty kishte diskutuar karikaturat e Profetit Muhamed në një klasë për fjalën e lirë.

Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar të shtojë një goditje ndaj atyre që ai i quan “muslimanë radikalë”.

Ai thotë se po mbron popullin francez nga “e keqja”.

Por a do të funksionojë kjo politikë e grushtit të hekurt? Dhe sa luhet politika?/aljazeera/GazetaImpakt/

https://www.aljazeera.com/program/inside-story/2020/10/21/is-france-at-war-with-its-muslims/?fbclid=IwAR0xg_Atq2zwvj1P-hlCBh_lnxfMtVKRNsRYF7rre6zC5zQkLS8zNR5W3GM

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne