Kryeministri I vendit Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin e LSI-se, Ilir Meta në kryesinë e kuvendit.
Takimi mes Rmës dhe Metës vjen pas deklaratave mjaft thumbuese që Meta ka drejtuar ndaj qeverisë, ditët e fundit ku Meta ndër të tjera ka deklaruar se vendit i duhet një qeveri “besimi”, duke mbështetur kështu indirekt kauzën e Partisë Demokratike.
Por menjëherë pas takimit Rama ka mbledhur të besuarit e tij në zyrë.
Erion Veliaj, Saimir Tahiri dhe Gramoz Ruçi janë ftuar urgjent nga Rama, për të vendosur se çfarë do të bëjë PS-ja përballë situatës mjaft të tensionuar politike në vend.
Siç duket ky takim do të jetë vendimtar, dhe njëri nga opzionet është që pas këtij takim Edi Rama të vendosë dorëheqjen e qeverisë së tij, duke i hapur rrugë qeverisë teknike.//Gazeta Impakt