A është Shqipëria një narkoshtet? Rama për “The Times”: Thjesht një mit

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën e njohur britanike, “The Times” për problemin e drogës në vendin tonë.

I pyetur nëse Shqipëria është një narkoshtet që strehon kriminelët, Rama thotë se ky është thjesht një mit.

Sipas tij, ky është një stereotip që rrezikon integrimin e vendit.

“Mos harroni se zemra e krimit të organizuar është në qendër të Europës, aty ku është pasuria, jo në Shqipëri”, thotë Rama.

Gazetari britanik, Andrew Byrne, thotë se Shqipëria ka probleme me drogën, ndërsa thekson se qeveria “Rama” ka bërë disa gjëra kundër saj, edhe pse dy ministra të brendshëm radhazi janë nën kritika për drogën.

“Po përpiqem të ndryshoj perceptimet, por nuk është e lehtë”, thotë Rama për “The Times”, ndërsa thekson “nuk po them se gjithçka këtu është mirë, por na duhet procesi i integrimit për të na ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një të ardhmeje këtu. Është kura që na duhet”.

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne