A fshihet Izraeli pas ‘shtetit bektashi’? Edhe Ankaraja ngre dyshime: Pse Herzog takoi Baba Mondin dhe numrin dy të KMSH

Mediat turke i kanë bërë mjaft jehonë idesë për krijimin e shteti bektashi. Duke qenë se kemi të bëjmë me një komunitet që e ka origjinën në Turqi dhe po ashtu lidhet me myslimanizmin, duket se kjo ka bërë që të ketë shumë interes.

Por ka ende mister mbi këtë ide dhe sipas medias turke “Takvim”, mund të jetë një lojë e Izraelitëve.

Mediat turke aludojnë më tej, duke shkruar për lidhje të Baba Mondit me Izraelin dhe Sorosin. Sipas tyre, gjatë vizitës në Tiranë ditët e fundit, presidenti izraelit u takua me Baba Mondin dhe përfaqësues të KMSH.

“Bien në sy lidhjet e dervishit bektashi Edmond Brahimaj, i njohur si “Baba Mondi”, i cili do të bëhet kreu i shtetit, me Izraelin dhe Sorosin. Kjo situatë forcon pretendimet se shteti do të krijohet me një strukturë të stilit FETO, jo me stilin e Vatikanit”, vijon artikulli.

A fshihet Izraeli pas ‘shtetit bektashi’? Edhe Ankaraja ngre

Ndërsa gazetari i medias tjetër turke “Sabah”, Melih Altınok, ka shkruar për këtë çështje dhe parashtron më qartë idenë se “Shteti Bektashi” që pritet të marrë jetë në Tiranë është një projekt i lidhur midis Izraelit dhe George Soros.

Melih Altinok pyet: “A është shteti bektashi një projekt i Izraelit?”.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se do të krijojnë një formacion me emrin ‘Shteti Sovran i Bektashinjve’ në kryeqytetin Tiranë, që është pika kryesore e axhendës. Sipas një artikulli në New York Times, Kryeministri Rama dëshiron t’u ofrojë bektashinjve një enklavë si ajo e Vatikanit për të promovuar tolerancën fetare.

Të gjithë filluan të diskutojnë me habi këtë zhvillim, me Euronews që e quajti “aty ku alkooli do të jetë i lirë”, duke pyetur njëherësh se ‘Nga erdhi ky shtet bektashi?’.

Unë e pyeta Osman Atalay, një nga emrat më të njohur në këtë fushë, se çfarë ndikimesh do të kishte një iniciativë të tillë mbi Turqinë.

Përfundimet që nxora nga shpjegimet e detajuara të Atalay-t janë këto:

Shqipëria, me popullsinë e saj myslimane prej tre milionësh, në bregun e Adriatikut dhe fqinjësinë me Greqinë, është një vend strategjik që tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Në vend ka afërsisht 5% popullsi bektashie, mbi të cilët Irani ka pasur disa aktivitete. Megjithatë, bektashinjtë janë më afër SHBA-së.

Ky projekt nuk është një çështje që zgjidhet nga sot për nesër. SHBA dhe Izraeli kanë 30 vjet që ushtrojnë aktivitete ndikimi në Ballkan.

Një djalë i George Soros ka aktivitete të shumta në Shqipëri përmes Fondacionit ‘Open Society’.

Vizita e presidentit të Izraelit në Shqipëri së fundmi nuk duhet injoruar. Herzog u takua gjithashtu me liderin e tarikatit bektashi në Shqipëri, Baba Mondi, i cili ka një histori të dyshimtë, teksa u takua dhe me numrin dy të KMSH-së.

A fshihet Izraeli pas ‘shtetit bektashi’? Edhe Ankaraja ngre

Në këtë rajon, me një histori 600-vjeçare, nuk duhet të nënvlerësohet ‘operacioni i rrethimit’ të Turqisë”, thekson artikulli./pamfleti

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne