A JANË SHQIPTARËT PARA NJË ZHGËNJIMI RIPOLITIK???

Nga Savash VELIU

Udhëheqësit të ardhur prej viteve të ’90-ta e deri më sot ishin të pushkës dhe koha i kërkonte tipat anti-intelektual, dmth. analfabetë, prandaj te shqiptarët arritën të bëhen lider politik e kryeministër ‘’shumarët’’ derisa populli u bë ‘’mushka e tyre’’. Ajnshtajni thotë…”Pushteti gjithmonë i tërheq njerëzit me moral të ulët”!

…Koha e sotme kërkon politikan ‘’të shkolluar’’ qofshin ato edhe nëpër ekolet e huaja të OJQ-ve (USAID – SOROS – ERAZMUS etj) që do të servojn të njejtën retorik debatimi si të parët mbi demagogji populiste të mbështetur në nacional-komunizmin sërish ‘Kombëtarist’!

Ndoshta edhe personi i shumë pritur në Kosovë është një zhgënjim i radhës për ti vazhduar të bëmat e të parëve por më i retushuar politikisht, sërish me buton i urdhëruar, sepse emëruesi dhe shkarkuesi është i njëjti ‘’tru’’ që i dirigjon ato nga jashtë. Prandaj ky ’’lider’’ do ndëroj ndoshta makiazhin e jashtëm por jo edhe esencën e produktit politikë në vend, me gjasa do të shuaj shpresat e popullit ‘më kot’!

Është normale se diçka do ndryshojë nga jashtë (sipërfaqsorja) por qa sa ka nevoj tutori ose emëruesi i posteve sepse rrethanat politike në krahasim me të sotmen kanë ndryshuar dukshëm, si në rajon ashtu edhe në botë. Dhe ky zhvillim i ri detyrimisht kërkon rifreskimin e skemës politike me persona të ‘’përshtatura’’ kërkesave të reja eksploatuese e zhvatjes së pasurive të popullit, në dobi të tutorëve të vjetër.

Ky ndryshim politik do bëhet detyrimisht sepse të njëjtit Popull nuk mund ti servohen të njëjtat fora e skaduara dy herë. Prandaj janë të duhura ndryshimet e jashtme në përjashtim të esencës politike e cila do vazhdoj në vazhdën e saj si më parë duke i  shërbyer kauzës së fuqive të mëdha ekonomike me ca retushime të vogla të papeshë që do favorizoj rrjedhën politike të drejtuar nën hegjemoninë e tyre të neo-kolonializmit të heshtur sërish për tu zhvatur të drejtatë e popujve të manipuluar me gjithë pasuritë të kapur peng nga udhëheqësit e tyre servil, në dobi të tutorëve. Kjo mënyrë e zhvatjes ekonomiko-politike është më profitabile, më racionale e më funksionale sepse largon nga nevoja e prazencës ushtarake e vërtetuar nga përvoja e Dy Luftërave Botërore që çoj Evropën në shkatërrim total për dominimin global përmes armës shkatëruese.

Tani në skenën gjeopolitike të ri-ndryshimit të strukturës së vjetër shqiptare do të ekspozohen lojrat strategjike të ngritura mbi lajtmotivin e uljes së ‘’Popullit sërish mbi manipulimet e reja të makiazhuara’’ për një kohë të mashtruar e të çkujdesur nga rrjedha e energjisë së saj që është e akumulluar përgjatë 30 viteve të fundit, synim ky për të ndryshuar atë në interes të popullit, por me mashtrimet e reja politike energjia e akumulluar e saj mund të devijohet antivetvetes përmes liderve (të rinj) politik dhe partive (të reja) politike të koruptuara ndoshta edhe të shantazhuara. Këto dukuri negative ndodhinë si shpesh tek populli ynë ngase; “Ky popull është i mirë por ka një mangësi, harron shpejt”, tha Sulltan AbdylHamidi i dytë!

Është dëshmuar se Euro-Amerikanët janë të gjeneralizuar mbi ndikimin e shteteve të fiksuara si caqe strategjike si në Ballkan edhe gjetiu të mbështetura tek udhëheqësit e pushteteve politike të kapura peng që lirisht le të kuptohet përse pushtetetarët janë të dëgjueshëm gjithnjë ndaj të jashtmëve e kurrë nuk janë pranë popullit dhe interesave të tij!

Dhe nëse arrini të vendosni ndikimin tuaj mbi masat e gjëra popullore përmes udhëheqësve kukulla politik, atëherë shumë lehtë do tua shtypni vullnetin e lirë me të drejtat e popullit nën thundrën e pushtetit lojal që vepron në favor të forcave të jashtme, pasi atë forcë pushteti e kanë në dorë që ua kryejnë atë detyrë dëgjueshëm.

Dhe si rezime gjithë kësaj rrëfimi të rrëfyer me paramendim na ndihmon kthimi retrospektiv në të kaluarën që na mëson se si u përgaditën Skenaret nga të huajtë për arrdhjenë e ‘personit piun’ të kurdisur në pushtet që në dispozicion së pari ia vënë  mediat e tyre të parapaguara ose të themeluara enkas si mbështetje manipuluese mbi masatë e gjëra popullore që personi i pikatur (i zgjedhur) të pritet me pompozitet të madh që fletë me fjalor populiste, sipas nevojës përgaditen edhe skenare emocionuese (dramatike) kinse ‘’të zgjedhurit’’ të popullit mund t’i përgaditet atentat aksidental nga armiqët e brendshëm e të jashtëm destruktiv që nuk ia duan të mirën e popullit në fjalë duke ia fokusuar vëmendjen e masës së hutuar larg pyetjeve (hulumtimeve racionale) dyshuese përreth të kaluarës së personit të zgjedhur politik që futet në skenë me biografi të hiperbolizuar, si gjithnjë.

E kaluara na ka mësuar sa lehtë manipulohet populli pas një personi të servuar me qëndrimet e tij patriotike si ‘’karem’’ mbi forat e njohura folklorike si; Futja e tij në burg që pranohet paparagjykim racional si ‘’hero’’ dhe ‘patriot’, lehtë e gëlltitshme nga opinioni i gjërë. Me gjasa më parë i është ofruar edhe burse studimi bashkë me orët politike të indoktrinuara me ideologji properëndimore, kuptohet e gjithë kjo një ditë me interes kthimi reciprok pasi ai të ngritet në pushtetin e dëshiruar!

Në këto raste të dyshimta politike të fryra si shkuma e detit të përnjëhershëm për popullin më e preferueshme është të qëndroj anash dhe gjakftohtë larg emocioneve subjektive deri sa të rrëfehet natyrshëm rrjedha e zhvillimeve politike në vend larg shkumës së lartësuar si mashtrim me pamjen e saj artificiale duke qëndruar vigjilent deri në ditën e deshifrimit të vërtetësisë politike të personalitetit të ‘’zgjedhur’’ me premtimetë e dhëna në vepër mbi përgjegjësi morale …!

Kjo mënyra e ardhjes së pushtetit të kurdisur në jetësimin politik pa dijen e popullit cilësohet si megatradhëti, dhe për këto mashtrime epokale Ismail bej Qemal Vlora do të thotë; ‘’Pa u vra tradhëtia, nuk mund të bashkohet Shqiptaria’’!

Shpresojmë të mos zhgënjehemi sërish në pritjet tona!  /Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne